Me precedentë të theksuar, thyen arrestin e shtëpisë dhe vjedh me dhunë tre herë/ Arrestohet një vajzë në Tiranë

Me precedentë të theksuar, thyen arrestin e shtëpisë dhe vjedh me dhunë tre herë/ Arrestohet një vajzë në Tiranë

Një vajzë në Tiranë e akuzuar për tre vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”.

 

E ndaluara rezultonte e e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

 

Efektivët e komisariatit nr.2 arrestuan të dyshuarën R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.

 

Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:

 

-më datë 7 shkurt, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

 

-më datë 20 shkurt, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

 

-më datë 3 janar, ka vjedhur në një subjekt.

 

Aktualisht vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy