
Policia rrugore, duke marre shkas nga dy aksidentet e rënda të ndodhura në qarkun e Tiranës gjatë ditëve te fundit ka marre masa duke ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion janë ndeshkuar dhe drejtuesit e taksive, që rezultojnë se në orët e vona të natës ecin me dyfishin e shpejtësisë së lejuar. Kontrollet janë ushtruar me me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara,-thuhet në njoftimn e Policisë së Shtetit. Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:
2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë tërhequr 68 leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:
-33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.
-22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .
-3 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë kryer 829 alkool teste, ku ka rezultuar se: 22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura.
Gjithashtu, kontrollet kanë konsistuar edhe ndëshkimin e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit , qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.



