Një hotel është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e mbikalimit të Rinasit.
Policia informon se panelet diellore të këtij hoteli janë djegur pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
NJOFTIMI:
Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



