Një shpërthim me tritol për motrat Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i mori jetën padrejtësisht një të riu. 29-vjeçari Enea Thomaraj ka ndërruar jetë, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.
Lidhur me ngjarjen gazetari Besmir Pula ka dhënë më tepër detaje lidhur me vdekjen e të riut i cili prej 3 muajsh qëndronte i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje kome.
Burime nga mjekët që kanë asistuar bëjnë me dije se në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ka pësuar një përkeqësim duke bërë që Thomaraj të mos ja dalë dot.
Enea Thomaraj ka humbur jetën mesnatën e 4 tetorit ku burime nga mjekët që kanë asistuar në gjendjen shëndetësore të tij informojnë se në 10 ditët e fundit ka pasur përkeqësim për shkak të dëmtimeve të shumta. Në momentin që ka humbur jetën ka pësuar një meningjit nga dëmtimet e shumta në kokë.
Ai ka qenë në gjendje kome në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në 10 ditët e fundit te Trauma ku dhe ishte hospitalizuar prej muajsh ka pësuar përkeqësim çka ka çuar dhe në humbjen e jetës. Thomaraj u plagos në derën e motrave Nikolli, dosja i ka kaluar dhe SPAK ku përmenden dhe akuzat e drejtpërdrejta për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
29 vjeçari në momentin kur ka shpërthyer tritoli ka qenë pranë derës së banesës tij çka ka bërë që të dëmtohet në kokë duke mos ja dalë dot. Ngjarja deri më tani mund të quhet e pazbardhur sepse ende nuk jemi në gjurmët e porositësit apo autorit.



