Makina përplaset me motorin në Gjirokastër, plagosen dy persona (Video)

Makina përplaset me motorin në Gjirokastër, plagosen dy persona (Video)

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të shënuar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Virua”, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. N., 29 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy