Reshje bore dhe shembje dheu/ Bllokohet aksi rrugor Kir-Shosh në Shkodër

Reshje bore dhe shembje dheu/ Bllokohet aksi rrugor Kir-Shosh në Shkodër

Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezentë në zonën e Shkodrës teksa në zonat malore të territorit të është shënuar një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Sipas kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, aksi rrugor Bogë – Bregu i Lumit është i kalueshëm ndërsa aksi rrugor Kir-Shosh është i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës.

Drupal Ad

Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina  Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë.

Grupet e OSHEE-së vazhdojnë punën në terren për rikthimin e energjisë në zonat ku ka ende probleme, të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës.

Në zonat malore, qarkullimi duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë për të siguruar sigurinë e lëvizjes.

Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër po mbajnë koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Emergjencave për çdo situatë që mund të krijohet nga moti i keq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy