Kapja e mashtruesit të kriptomonedhave/ Delegacioni i lartë i Policisë turke mbërrin në Tiranë

Kapja e mashtruesit të kriptomonedhave/ Delegacioni i lartë i Policisë turke mbërrin në Tiranë

Finalizimi i operacionit “Brain” që kulmoi me arrestimin e miliarderit turk Faruk Fatih Ozër i cili akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat në shtetit turk, solli në Shqipëri një delegacion të lartë të Policisë turke, ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Policia e Shtetit.

 Delegacioni turk që erdhi për vizitë në Policinë e Shtetit, me qëllim shprehjen e falënderimeve për kapjen e shtetasit shumë të kërkuar, prej muajsh, nga shteti turk, kryesohej nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, njëkohësisht edhe Drejtor i Departamentit të Krimit të Organizuar, z. Resul Holoğlu.

 Përfaqësuesit e Policisë turke u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

 Z. Holoğlu, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë turke dhe të Ministrit të Brendshëm turk, i shprehu z. Vocaj, falënderimet dhe vlerësimet për Policinë shqiptare, për realizimin me sukses të operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit. Përfaqësuesit e Policisë turke vlerësuan punën e shkëlqyer të FAST Albania, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Elbasan e DVP Vlorë, për finalizimin e këtij operacioni.

Gjithashtu ata kanë falënderuar strukturat e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për shkëmbimin e shpejtë të informacioneve për këtë operacion.

 Z. Vocaj theksoi faktin se Policia shqiptare ka qenë e angazhuar maksimalisht për kapjen e të shumëkërkuarit, duke zhvilluar shumë kërkime, në disa qarqe të vendit. Po ashtu, Vocaj evidentoi bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e dhënë nga Policia turke, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë të trajnimeve të punonjësve të Policisë, duke e cilësuar si një kontribut mjaft të çmuar dhe të vlefshëm për Policinë e Shtetit. Në vijim të takimit, ai theksoi nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në fushën e shkëmbimit të përvojës dhe eksperiencave, sidomos me Policinë Kriminale.

 Edhe përfaqësuesit e Policisë turke vlerësuan bashkëpunimin dypalësh dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi dhe mbështetjen për Policinë shqiptare.

 Rikujtojmë se gjatë operacionit “Brain”, të zhvilluar nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, më datë 30.08.2022, u kap në Himarë, 28-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy