Shkodër, qëllohet me armë drejt një makine

Shkodër, qëllohet me armë drejt një makine

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”.

Si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.  Automjeti ndaj të cilit është qëlluar, mësohet se i përket shtetasit Alban Bruçi. 

Njoftimi i policise:

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy