Kapshticë, goditen dy raste të tentativës së kalimit të kufirit në mënyrë të parregullt

Kapshticë, goditen dy raste të tentativës së kalimit të kufirit në mënyrë të parregullt

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt, konkretisht:

Shtetasi I. C., 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit L. F., 35 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për shtetasin L. F., për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy