Kultivonin kanabis në fshat, arrestohen babë e bir në Himarë

Kultivonin kanabis në fshat, arrestohen babë e bir në Himarë

Policia e Himarës ka arrestuar babë e bir pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë kanabis sativa në fshatin Vranisht.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë63-vjeçari A.SH. dhe 25-vjeçari Xh. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë: Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Vilza".

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar "Vilza", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

-Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy