
Policia e Korçës ka njoftuar se sot, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 15, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. K., rreth 66 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



