
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë, ku një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ndërsa shtetasi O.M., 42 vjeç, është goditur me thikë në zonën e gjoksit.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.



