Furnizonte me produkte dentare kontrabandë/ Arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Furnizonte me produkte dentare kontrabandë/ Arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka finalizuar operacionin policor të koduar "Dentar".

Sipas uniformave blu, në pranga ka përfunduar shtetasi V. H., 64 vjeç, i cili furnizonte me produkte dhe materiale të ndryshme dentare, të dyshuara të kontrabanduara, klinika dhe laboratorë dentare në Tiranë.

Sekuestrohen produkte dhe materiale të ndryshme dentare.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas furnizonte klinika dhe laboratore dentare, me materiale pune, të dyshuara të kontrabanduara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dentar".  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Rrugën e Bogdanëve, automjetin me drejtues shtetasin V. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, produkte dhe materiale të ndryshme dentare, të dyshuara të kontrabanduara, me të cilat ky shtetas furnizonte klinika dhe laboratore dentare, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy