Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë, në kërkim një person

Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë, në kërkim një person

Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë dhe shpallet në kërkim një person.

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy