Arrestohet në Rinas, rusi me qëndrime anti-Putin

Arrestohet në Rinas, rusi me qëndrime anti-Putin

Një shtetas rus i identifikuar Aleksander Bobovnikov 67 vjeç është vënë në prangat e policisë shqiptare në Rinas. Ai ndodhej në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

Më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Bobovnikov thotë se ka ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen, pasi kishte qenë në Gjermani dhe erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë.

Drupal Ad

Mësohet se Bobovnikov me profesion neurokirurg, është shprehur më herët kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

67-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy