Itali /Zbulohet baza e kokainës, arrestohen 2 shqiptarët

Itali /Zbulohet baza e kokainës, arrestohen 2 shqiptarët

Ata quhen Kreshnik Toska dhe Endri Bajko, të dy me kombësi shqiptare. I pari, 32 vjeç, banonte në Trieste, ndërsa i dyti, 31 vjeç, banonte në Novara por rrinte në qytet.

Toska dhe Bejko u arrestuan nga Policia e Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës.

Prej disa kohësh, që kurse kishin ardhur në Trieste, lëvizjet e tyre kishin ngjallur dyshime dhe në këtë mënyrë u bënë objekt vëzhgimi nga hetuesit.

Të shtunën në mbrëmje, Toska wshtw parw të endej në rrugën Conti  ku duket se kishte pikën e shitjes së drogës.  Sapo doli, u kontrollua dhe iu gjetën dy zarfe më nga 8 dhe 10 kokainë, të destinuara ndoshta për disa blerës.

Nga kontrolli i apartamentit të tij ka dalë në dritë 15 paketa që përmbanin sasi të ndryshme droge, në total 200 gr kokainë dhe pajisje paketimi.

Bashkëpunëtori i tij, që po kthehej në banesë, u kontrollua në trup dhe iu gjetën dy qese celofani që ishin të ngjashme me ato që u konfiskuan në rrugën Conti dhe që përmbanin diku tek 20 gr kokainë, një peshore precize, rreth 2 mijë euro në kesh, një makinë për paketimin dhe një rrotull celofan. Të dy shqiptarët janë dërgur në burgun e Corones-s. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy