
Gjatë 10 ditëve të fundit, zona e Foggias në Itali është tronditur nga katër shpërthime me ekploziv të vendosura në biznese të ndryshme. Sipas mediave italiane, ngjarja e fundit është regjistruar në një restorant në Vico Ciancarella ku si pasojë është dëmtuar pjesa e jashme e grilave. Policia po heton ngjarjen duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe ato në lagje.
Pronari i këtij restoranti ka në pronësi një kompanie që merret me shpërndarjen e kafesë e cila të premten e kaluar pësoi dëmtime pas flakëve që përfshinë një prej furgonëve të saj. Më 12 nëntor të vitit 2019 ai kishte pësuar një tjetër sulm me eksploziv ku disa persona të panjohur hodhën në erë grilën e biznesit të tij duke shkaktuar dëme të mëdha.
Këto ngjarje, sipas raportimeve nga mediat italiane lidhen me një 33-vjeçar shqiptar. Ai dyshohet se është autori i disa prej këtyre sulmeve në Itali pasi u arrestua nga policia në prill të vitit 2020. Në San Severo më 3 Janar në një distancë të shkurtër nga njëra tjetra shpërthyen dy lëndë plasëse të vendosura para një parfumerie dhe një dyqani makinash. Ndërsa në Foggia më 5 Janar një tjetër lëndë plasëse shpërtheu para një dyqani lules jo shumë larg stadiumit.



