
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik të së shtunës, ku humbën jetën tre të rinj në Liqenin e Badocit.
Kurti shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e kujdesit gjatë ngasjes dhe respektimit të rregullave të trafikut.
Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.
I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë.
Për vdekjen e tre personave kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në vetaksident që ka ndodhur mbrëmë kanë vdekur tre të rinj, e një prej tyre akoma nuk është identifikuar.
Ai njoftoi se pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës bashkë me FSK-në, ku edhe i kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe veturën nga Liqeni i Badovcit.



