Vidhte targa të automjeteve dhe ua shiste personave me precedent penal, arrestohet në Durrës 36-vjeçari nga Kosova

Vidhte targa të automjeteve dhe ua shiste personave me precedent penal, arrestohet në Durrës 36-vjeçari nga Kosova

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. Q., 36 vjeç, banues në Kosovë.

36-vjeçari u kap në lagjen nr. 13, zona Plazh–Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “Ford”, të pajisur me targa të vjedhura në lagjen nr. 5 të qytetit, në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh dy targa të tjera, që i përkisnin një automjeti nga Kosova. 

Ndërkohë, në sediljen e shoferit u sekuestruan kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç, sende që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit dhe dyshohet se ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Sigurimit të mjeteve për vjedhje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy