Tiranë, arrestohet hajduti 16-vjeçar, ishte bërë makth i femrave

Tiranë, arrestohet hajduti 16-vjeçar, ishte bërë makth i femrave

Është arrestuar rreth mesnatës të së shtunës një 16 - vjeçar i cili ishte bërë makth i femrave. Në vetëm 5 ditë 16 - vjeçari kishte realizuar 3 grabitje dhe objektiv i tij ishin femrat. Të paktën në të treja grabitjet e fundit preja e tij kanë qenë tre femra duke u marrë shuma të konsiderueshme parash aparate celularë dhe sende me vlerë.

 

Në momentin e arrestimit në rrugën “Frosina Plaku” grabitësit me inicialet D.B iu gjetë një çantë në pronësi të shtetases L.R. Ndërsa në brendësi të çantës blutë gjetën një portofol me rreth 20 mijë lekë një aparat celular dhe sende të tjera personale.

 

Nga hetimet paraprake të policisë 16 - vjeçari ka rezultuar se ishte person i njohur për forcat e policisë pasi edhe më parë është proceduar për vepra penale të ngjashme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy