Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në lagjen Dyli Haxhire, pranë Zaranikës.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkak të një djegie aksidentale. Mendohet se ai mund të ketë vënë zjarr në një masiv me shkurre, që ka shpërthyer dhe përfshirë gjithashtu trupin e tij.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndjerit, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes.
Banorët e zonës kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë, duke ndihmuar në reagimin e shpejtë ndaj kësaj tragjedie.



