Konflikti përfundon me të shtëna në Berat, policia në ndjekje të autorit
Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta në Berat, policia identifikon autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve I. M., 55 vjeç dhe E. Z., 25 vjeç, shtetasi I. M., ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.