Fitime me orare fikse dhe klikime/ Si frymëzoheshin lojtarët në XUEX, kush nuk klikonte linkun humbte 1% fitim (VIDEO)

Fitime me orare fikse dhe klikime/ Si frymëzoheshin lojtarët në XUEX, kush nuk klikonte linkun humbte 1% fitim (VIDEO)

Për të rritur fitime teksa profesori apo Leo Smith me Joanën merrnin miliona euro, të mashtruarit detyroheshin të qëndronin vigjilent në dy orare. Në 2.20 dhe 07.20 ata për 1% interes duhet të klikonin një link që ju vinte në telefonin celularë.

Pasi të regjistrohesh nga dy kamarierët e lokalit të Arbër Çelës, atëherë do quhesh një investitor dhe do duhej të prisje 45 ditë për të tërhequr fitimet. Me këtë skemë e cila punën e konvertonte në kohë pritje dhe mundin në klikime, me mijëra qytetarë u mashtruan në të gjithë vendin dhe të dokumentuar vetëm në Divjakë 580 persona.

Ja se çfarë thotë dosja e siguruar nga emisioni “FactCheck” Në momentin që shtetasit Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, kanë bërë regjistrimin e agjentit në Binance dhe e kanë bërë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, duhej bërë pagesa prej 1000 (një mijë) dollarësh, në platformën Xuex.

Shtetasi Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex, ku 100 (njëqind) dollarë i mori nga llogaria e shtetasit Flavio Mukaj dhe i hodhi në llogarinë e tij. 

Më pas nga llogaria e tij bëri transferimin e 1000 (një mijë) dollarëve në total, në llogarinë e agjentit, në platformën Xuex. Agjenti i policisë i dha në dorë kamarierit që ishte në turn më datë 28.08.2025, në ato momente në bar restorant La Bonta, shtetasit Emanuel Taullau, shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

Fitimet me orar ora 02.20 dhe ora 07.20 / duhet ti jepje like faqes dhe kapitali shtohet me 1%.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi Ereledio Shebeku i biri i Sifi dhe Vangjë, i datëlindjes 10.08.1990, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen “Nr.2”, Divjakë, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ka të instaluar një platformë për tregtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”. 

Në këtë faqe online ky shtetas ka hapur një grup me pesë persona, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Shtetasi Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merr mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 të çdo dite, duke i kërkuar që ti bëjnë “like” faqeve që ju dërgon ky shtetas në aplikacionin “Telegram”. 

Nga ky investim të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Investimin që disponojnë në telefon në platformën “XUEX”, shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave. Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online.

Sipas informacionit në Bashkinë Divjakë në këtë platformë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë. 

580 mijë euro u vodhën në Divjakë/ Në të gjithë Shqipërinë mashtrimi 50 milionë euro me XUEX

FAKTET E PIRAMIDAVE

• Viktimat: Rreth 50,000 shqiptarë.

• Raste në Divjakë:

o 580 klientë të dokumentuar / USERA.

o 580,000 euro të arkëtuara / vjedhje.

• Shtrirja e skemës: Lushnjë, Berat, Fier, Elbasan, Gramsh, Peqin, Belsh, Tiranë, Lezhë.

o Këto janë qytetet ku po zhvillohen hetime.

• Numri i viktimave: Bazuar në hetimet paraprake, numri i klientëve / USERA parashikohet të jetë 35,000 – 50,000.

• Shuma e Përfituar nga Leo Smith: 35,000,000 – 50,000,000 euro.

• Investimi minimal i USER: 1,000 euro.

• Arkëtimet e dokumentuara: Deri në 8,000 euro për klient.

• Hetimet:

o Disa mujore nga Policia e Fierit.

o 6 persona të arrestuar, 2 në kërkim.

o Gjykata ka liruar dy kamarierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy