
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar në ditën e dytë të aksionit, me prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Në zonën e Ksamilit sot janë parashikuar të shemben afro 11 objekte.
Deri më tani nuk raportohet për probleme me banorët e zonës, pavarësisht se një pjesë të tyre e kanë cilësuar si të padrejtë aksionin e IKMT.
Ndërkohë në Velipojë operacioni po vazhdon me ritme më të ngadalta.
Gjatë ditës së djeshme, në Velipojë janë prishur gjashtë ndërtime pa leje, ndërsa në Ksamil janë prishur nëntë të tjera.
Në total në këto dy zona janë planifikuar të shemben rreth 45 objekte pa leje.



