Një automjet tip “BMW”, ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Fier-Pator. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 të mbrëmjes së sotme.
Policia njofton se nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



