Një zjarr ka përfshirë një banesë mesditën e sotme në fshatin Golem, që ndodhet në Njësinë Administrative Picar të Bashkisë Gjirokastër.
Forcat zjarrëfikëse me dy automjete shkuan në vendngjarje, ku konstatuan flakët në një banesë të pabanuar, ndërsa rrezikoheshin edhe dy banesa të tjera.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij në banesat përreth.
Nga zjarri u dëmtua banesa e pabanuar, çatia e saj, e mbuluar me llamarinë. Nuk pati dëme të tjera materiale apo persona të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.



