
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.
Sipas policisë, nga përplasje e dy automjeteve ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe është lënduar pasagjerja që ndodhej në makinë më të, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë - Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



