Me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, arrestohet një person në Vlorë

Me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, arrestohet një person në Vlorë

Një person i cili u kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. K., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues këtë shtetas dhe me pasagjer shtetasin E. Q., 22 vjeç, në fshatin Radhimë, shërbimet e policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, 100 000 lekë dhe një celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në doza dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Për këtë veprimtari kriminale dyshohet se kishte dijeni shtetasi E. Q., që e shoqëronte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy