Policia e Shtetit: Protestuesit të distancohen nga aktet e dhunës, çdo sulm ndaj efektivëve do të ndëshkohet

Policia e Shtetit: Protestuesit të distancohen nga aktet e dhunës, çdo sulm ndaj efektivëve do të ndëshkohet

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me tensionet e përshkallëzuara gjatë tubimeve të sotme në kryeqytet.

 

 Sipas deklaratës për mediat, autoritetet bëjnë me dije se punonjësit e rendit po përballen me sulme të vazhdueshme dhe akte dhune, të cilat po vënë në rrezik jetën e efektivëve dhe sigurinë e vetë qytetarëve.

 

Përmes këtij njoftimi, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të izolojnë elementët që po nxisin përplasjet fizike dhe sulmet ndaj institucioneve.

 

"Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike", thuhet në njoftim.

 

Autoritetet rikujtuan se ligji garanton vetëm tubimet që zhvillohen pa armë dhe në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar penalizime të ashpra për të gjithë ata që përfshihen në shkatërrimin e pronës apo goditjen e uniformave të kaltra.

 

"E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj. Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve", përfundon deklarata zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy