Transportonte emigrantë në këmbim të 250 eurove, arrestohet i riu nga Bangladeshi

Transportonte emigrantë në këmbim të 250 eurove, arrestohet i riu nga Bangladeshi

Një person nga Bangladeshi ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm në këmbim të 250 eurove për person.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervician, ndaluan shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Bangladesh.  

Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në periudha të ndryshme, ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy