
Këtë të martë në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, janë regjistruar 14 raste të vdekjes, duke e çuar në 1858 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kjo pandemi në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet e vdekjes janë komunat: Prishtinë (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë (73, 72 vjeç), Ferizaj (81 vjeç), Gjilan (67 vjeç), Mitrovicë (69 vjeç), Pejë (77 vjeç), Prizren (58 vjeç), Shtime (57 vjeç) dhe Vushtrri (66 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë kryer 3892 testime për COVID-19, nga të cilët janë shënuar 752 raste të reja.
Prishtina prin me rastet e reja me 341.
Sot janë regjistruar si të shëruar 665 persona. Aktualisht në vend janë 13 mijë e 666 raste aktive nga 89 mijë e 507 rastet e regjistruara deri tash.



