Kontroll në burgun e Durrësit, sekuestrohen tre celularë

Kontroll në burgun e Durrësit, sekuestrohen tre celularë

Një kontroll i kryer në burgun e Durrësit, ka sekuestruar tre celularë, të cilët iu janë gjetur të burgosurve.

 

Pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.

 

Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, ku u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit. Për rrjedhojë sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.

 

Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale Behar Gurguri.

 

Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit. 

 

Për rrjedhojë u veçua i paraburgosuri B.G, u hartua raporti i incidentit, u mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.

 

Ndërkohë materialet iu referuan specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy