AKU bllokon mbi 140 tonë produkte të pasigurta, gjobë 3.5 milionë lekë subjektit

AKU bllokon mbi 140 tonë produkte të pasigurta, gjobë 3.5 milionë lekë subjektit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e kontrolleve në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve, tash së fundi nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti megjithëse operonte prej 18 vjetësh nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

AKU evidentoi se aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë, që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb) ishin jashtë standardeve për konsum.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masën e ndërshkimit me gjobë në shumën totale prej 3.5 milionë lekë, ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore, bllokim të 30 tonë produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy