Veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme antikorrupsion. Mësohet se 58 website të cilat operojnë pa licencë janë pjesë e një dosje të veçantë, ndërkohë në sitën e SPAK ndodhen edhe raste të tjera.
Pjesë e verifikimit të SPAK edhe kryetari i komisionit të licencimit Gjergji Taho, i cili ka dyshime se ka qenë më i interesuar për të mos dhënë asnjë leje.



