Soreca takon kreun e ri të KQZ: Diskutim për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

Soreca takon kreun e ri të KQZ: Diskutim për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin teksa kanë diskutuar për sfidat e që e presin institucionin përgjegjës për zgjedhjet tashmë të riformatuar.

Soreca zbulon se është diskutuar për zbatimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit dhe pikave të saj dhe se si BE mund të sigurojë asistencë teknike para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ish-ministri i PS, Celibashi u zgjodh në krye të KQZ me 12 anëtarë dhe 3 nivele që do të jetë përgjegjëse për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

STATUSI NGA SORECA

Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ për të zbatuar me shpejtësi Reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE mund të sigurojë asistencë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy