Dy vëllezër në Durrës plagosën një person, kapet njëri prej tyre

Dy vëllezër në Durrës plagosën një person, kapet njëri prej tyre

Një person në Durrës i cili në bashkëpunim me vëllain plagosi një person duke i shkaktuar plagë të rënda, është vënë në prangat e policisë.

Si rezultat i operacionit të koduar “Brothers”, u kap një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht Daniel Mbroja, 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16 tetor 2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

22-vjeçari në bashkëpunim me vëllain e tij, Myslym Mbroja, më datë 13 gusht 2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e Myslym Mbrojës, i cili rezulton i shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy