Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka bërë të ditur se ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, duke arrestuar një 27-vjeçar.

 Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

 Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit me mjetin tip ‘Jeep’, duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

 Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy