Gazetari Stafa kallëzon në polici dy persona pas një incidenti pranë protestës në Tiranë

Gazetari Stafa kallëzon në polici dy persona pas një incidenti pranë protestës në Tiranë

Një incident me përplasje verbale dhe fizike është regjistruar mbrëmjen e së dielës pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku është përfshirë gazetari Osman Stafa dhe dy qytetarë.

 

Stafa ka depozituar kallëzim penal në Komisariatin Nr. 3, duke pretenduar se është fyer dhe sulmuar fizikisht nga një burrë dhe një grua. 

 

Nga ana tjetër, personat e përfshirë në incident pretendojnë se përplasja nisi pasi gazetari u ka kërkuar llogari për mungesën e tyre në protestë.

 

Pas ngjarjes, gazetari ka reaguar publikisht, duke deklaruar se dy personat i kanë ndërprerë rrugën, e kanë ofenduar dhe më pas e kanë goditur fizikisht. 

Sipas tij, ata e akuzuan se nuk po e kryente si duhet punën e tij dhe shprehën pakënaqësi lidhur me raportimet e tij për protestën.

 

Stafa tha se menjëherë pas incidentit ka kërkuar të bëjë kallëzim personal në polici, duke theksuar se nuk i njihte autorët dhe se sulmi ndaj tij ishte i paprovokuar.

 

“Një burrë dhe një grua më ndërprenë rrugën dhe më goditën. Më thanë se punën time nuk e bëj mirë. Të dy ishin të shqetësuar për raportimet që kam bërë për protestën. Pas këtij kontakti kam kërkuar të bëj kallëzim personal. 

Nuk i njoh dhe filluan duke më çjerrë, më shanë dhe më goditën. Nuk ka pasur asnjë rrëmbim apo shoqërim timin; kam kërkuar vetë të bëj kallëzim.

Personat ishin mbi 50 vjeç. Janë shoqëruar dhe ndodhen në Komisariatin Nr. 3. Mendoj se janë bashkëshortë. Ata pretendojnë të kundërtën dhe thonë se unë u kam pyetur pse nuk kishin marrë pjesë në protestë.

Një dëshmitar po vijon të japë deklarimin e tij. Mendoj se gjithçka është e qëllimshme, pasi ata po japin dëshmi të rreme. Ata ndodheshin mes shumë personave që po ecnin. Unë e konsideroj këtë një sulm ndaj detyrës sime”, deklaroi Stafa.

 

Rrethanat e plota të incidentit pritet të sqarohen pas verifikimeve dhe veprimeve procedurale të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy