
Një kamion i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.
Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë rrugës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm.
Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i urgjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia po punon për shkaqet e vërteta të daljes nga rruga të kamionit.



