Vidhnin monopatina në Tiranë, kapen dy persona/ Iu gjendet kanabis

Vidhnin monopatina në Tiranë, kapen dy persona/ Iu gjendet kanabis

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Monopatina 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta dhe monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina 2”.     

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. Sh., 18 vjeç dhe S. H., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi K. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më datë 01.10.2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. H. siguronte sendet e vjedhura nga shtetasi D. Sh. dhe nga 17-vjeçari, të cilat më pas i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.   

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L., i cili shoqëronte shtetasin D. Sh., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.    

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy