Policia në Himarë parandalon një rast vetëdëmtimi të 34-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor

Policia në Himarë parandalon një rast vetëdëmtimi të 34-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor

Një reagim i shpejtë dhe profesional i Policisë ka parandaluar sot një rast të mundshëm vetëdëmtimi të një 34-vjeçari në Himarë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u njoftuan nga familjarët se shtetasi S. Dh., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte izoluar në dhomën e tij dhe refuzonte të dilte. Në mbështetje të punonjësve vendorë, në vendngjarje u drejtuan edhe forcat “Shqiponja” të DVP Vlorë.

Fillimisht u bë e mundur nxjerrja e nënës së tij, e cila ndodhej në dhomë me të, duke u munduar ta qetësonte, dhe pas disa negociatave profesionale nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur që shtetasi S. Dh, të dilte nga ambienti, pa dëmtuar veten.

Më pas, ai u shoqërua me autoambulancë për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm për të parandaluar çdo rrezik për jetën e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy