
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme te “Shkëmbi i Kavajës”, pranë stacionit të Trenit në Golem. Mësohet se dy automjete një “Benz” dhe një “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar trafik në qarkullimin e makinave nga mbikalimi i Plepave deri në Golem.
Nuk dihet nëse ka persona të plagosur, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



