Mashtronin qytetarë për automjete me qira përmes rrjeteve sociale, arrestohet 29 vjeçari dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij

Mashtronin qytetarë për automjete me qira përmes rrjeteve sociale, arrestohet 29 vjeçari dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij pasi mashtronin qytetarë, nëpërmjet një llogarie në Instagram, për automjete me qira.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pasi një gazetar i emisionit investigativ ka kallëzuar se nëpërmjet një llogarie në Instagram, që reklamonte automjete me qira, mashtroheshin qytetarë, kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale është identifikuar dhe arrestuar shtetasi Orest Kurtaj, 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim kushëriri i tij, shtetasi Arsid Kurtaj, 29 vjeç, të dy banues në Koplik.

Këta shtetas iu merrnin para qytetarëve, pasi i mashtronin se do t’iu jepnin me qira, automjete që kishin reklamuar në faqen e tyre në Instagram. Sapo merrnin paratë, shtetasit ndërpritnin komunikimin me klientët, pa ofruar shërbimin për të cilin ishin paguar. Vijon puna për kapjen e shtetasit Arsid Kurtaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy