Droga në tullumbace/ Breçani: Situatë alarmante, nëse ka seriozitet dhe vullnet parandalohet

Droga në tullumbace/ Breçani: Situatë alarmante, nëse ka seriozitet dhe vullnet parandalohet

I pyetur në MCN Live mbi drogën që pihet përmes tullumbaceve në ambientet e shkollave, ish-drejtuesi i lartë i Policisë Erzen Breçani e konsideroi situatën si alarmante. 

Breçani tha se nëse do të ketë seriozitet dhe vullnet nga uniformat blu ky fenomen mund të parandalohet. Ai e vuri theksin te roli i oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, por edhe vet shoqërisë shqiptare. 

Padyshim që është një situatë alarmante, pjesa më e rëndësishme dhe e ndjeshme e shoqërisë janë fëmijët. Përgjegjësia kryesore është e Policisë së Shtetit. Ka edhe shoqëria faje. Por ata që duhet të japin llogari pse ndodhin fenomenet është Policia e Shtetit. Ku ishin këta që shisnin këto tullumbace? Ne po i shohim në rrjetet sociale, që trullohen dhe u bie të fikët. Ka një plan masash që merren çdo fillim viti shkollor. Kontrollohet territori rreth e qark, ambientet, lokalet. Duhet të mblidhet një grup i madh që të kontrollojë që fëmijët tanë të jenë të paprekshëm. Nëse ka seriozitet dhe vullnet arrihet të parandalohet. Kemi oficerët e sigurisë nëpër shkolla, duhet të shihet, sa informacione japin, sa kontrolle kryhen nga punonjësit e policisë. Të shtohet edhe më shumë masa e sigurisë në ambientet rreth e qark shkollës. Patjetër që është struktura, por duhet edhe motivim”, tha Breçani.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy