
SPAK kërkon dënimin me 13 vite burg për Rezart Taçin, biznesmenin në arrati që po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prokurori i SPAK, Klodian Braho, kërkoi dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 18 milion eurove që u transferuan nga Zvicra në Shqipëri me destinacion përfundimtar Hong Kongun.
Braho ka kërkuar dënimin e Taçit me 12 vjet burg për pastrim parash dhe 2 vjet heqje lirie për grup të strukturuar kriminal.
Rezart Taçi është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2021, si pjesë e një grupi të ndaluar në Itali me akuzën e pastrimit të parave të Cosa Nostra.
Ai akuzohet se u përfshi në një përpjekje për të pastruar një shumë prej 18,3 milionë eurosh në Shqipëri, të cilat prokuroria i bllokoi në një llogari bankare si pjesë e procedimit.



