Dhunuan rojën dhe vodhën subjektin privat, arrestohen katër të rinj në Durrës

Dhunuan rojën dhe vodhën subjektin privat, arrestohen katër të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, të akuzuar se ushtruan dhunë ndaj rojës së një subjekti privat dhe vodhën një shumë parash. Burimet zyrtare të policisë, bënë të ditur se në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit H. Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur rreth 50.000 lekë dhe një furgon tip “Benz” që ishte në pronësi të subjektit. Ky mjet është gjetur i braktisur në fshatin Perlat dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy