Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina me targa bullgare përmbyset në Kashtëbardhë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina me targa bullgare përmbyset në Kashtëbardhë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë.

 

Një automjet tip “Peugeot” me targa bullgare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. 

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. 

 

Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit nuk është gjetur asnjë person, ndërsa deri më tani nuk rezulton që ndonjë i lënduar të jetë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia vijon hetimet për të identifikuar drejtuesin e mjetit dhe për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy