Sot dita e fundit e aplikimeve për kreun e BKH-së, deri më tani 4 kandidatë në garë (VIDEO)

Sot dita e fundit e aplikimeve për kreun e BKH-së, deri më tani 4 kandidatë në garë (VIDEO)

Sot është dita e fundit i aplikimeve në garën për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas skualifikimit të Aida Hajnajt, SPAK rihapi garën duke ftuar të interesuarit. 

Burime bënë me dije se deri më tani kanë kandiduar 4 persona. Pas testimit me 7 faza, Komisioni i SPAK pritet t’i përcjellë KLP-së për emërimin e kreut të ri të BKH. Mandati i drejtuesit të BKH-së zgjat 5 vite. 

Deri më 31 gusht ky post do të mbahet nga znj. Hajnaj. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga Arben Kraja Altin Dumani Behad Dibra.

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"BKH është në ethet e garës. Kush do jetë emri i ri që do drejtojë BKH? Zyrtarisht në orën 12:00 të mbrëmjes do kuptohet kush janë garuesit. Burime bëjnë me dije se deri në këtë moment kanë aplikuar 4 persona, anëtarë të BKH-së, apo drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nga e hëna do fillojë faza e përzgjedhjes që kalon në 7 etapa. Ditën e hënë ndoshta do të mësojmë listën finale. Znj.Hajnaj deri në 31 gusht do ta mbajë këtë post në përmbushje të mandatit 5-vjecar. Pas komisionit përzgjedhës dhe 7 etapat, emri më i kuotuar do t’i kalojë KLP-së, që me 11 vota do emërojë kreun e ri të BKH-së."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy