Antimafia: Kriminelët shqiptarë janë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit!

Antimafia: Kriminelët shqiptarë janë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit!

Antimafia italiane, në raportin e gjaashtë mujorit të fundit konstaton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare duke ngritur shqetësimin për strukturimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal.

raport thuhet se kriminelët shqiptarë janë të pranishëm në pjesëën më të madhe të territorit, ndërsa veprojnë në zona të ndryshme. Aktiviteti i tyre, është në trafikun e drogës, prostitucion dhe krime të tjera të ndryshme.

Krimi transnacional përfaqëson një kërcënim real ndaj të cilit duhet të shfaqet një qasje globale dhe më e gjerë.

Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit operojnë përmes niveleve të ndryshme. Disa veprojnë brenda grupeve të vogla, madje edhe atyre shumetnike, për kryerjen e krimeve.

Grupet shqiptare merren me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe kryerje krimesh, shpesh edhe me përdorim të armëve të zjarrit”, thuhet në raport.

Në vitin që lamë pas, por edhe 2021-in përmes skuadrave të përbashkëta të hetimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë goditur disa grupe kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të lëndë narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy