
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor “Fier-Pishporo”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ku shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga drejtuesi ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



